Karim Benzema është një nga pretendentët kryesorë për fitimin e “Topit të Artë” këtë sezon, me francezin që vazhdon të mbështet nga figura të njohura, së fundmi edhe nga Rafael Nadal.
Benzema është momentalisht lojtari më i mirë në kampionatin spanjoll duke bërë një nisje fantastike me 9 gola të shënuar dhe 7 asistime.
Nadal i cili është një nga tenistët më të mirë i të gjitha kohërave, ka dhënë mbështetjen e plotë për sulmuesin e Real Madridit.
“Admirimi im si lojtar, dashuria për sportin dhe profesionalizmi në moshën e tij. Paç fat dhe ke mbështetjen time për Topin e Artë 2021”, shkroi ai.