Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare Agim Sinojmeri. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij. Mësohet se Agim Sinojmeri ishte një personalitet i jetës publike, ndërsa ka shërbyer si sekretar i Kuvendit popullor të parlamentit të parë pluralist.
Ndërkohë që vitet më vonë ka drejtuar komitetin e zhvillimit të Turizmit si dhe ka qenë pedagog i Fakultetit të Gjeografisë.
Mësohet se ditën e nesërme do të bëhen homazhet, ndërsa të dielën do të përcillet për në banesën e fundit.