Mbrëmjen e së martës Granit Cana dhe katër konkurrentë të tjerë hynë në dhomën e dënimin për shkak të thyerjes së rregullave që kishin bërë. Gjatë kësaj kohe, Graniti pati mundësinë të fliste me Semin për tema që s’i kishte përmendur më parë. Por menjëherë sapo doli nga dënimi, Fifi e mori në pyetje për atë se çfarë kishte ndodhur gjatë dënimit. Por ashtu si edhe më parë ai i ka rrëfyer Fifit se deri në sekondë të fundit të qëndrimit në shtëpi, të gjitha vajzat do i shohë thjesht si shoqe dhe nuk do të ndodhë asgjë më shumë me asnjërën prej tyre.
Cana la të kuptohet se nëse nuk ndodh kështu siç ai ka treguar, që nesër do të marrë valixhet dhe të largohet.
Pjesë nga biseda: Graniti: Jena shokë edhe me ata dhe nuk ka ndodhë asgjë më shumë. Si të duash venja lapsin. Që nesër marr valixhet dhe largohem. Graniti jam, kështu jam, ju pëlqeftë mirë, s’ju pëlqen ok.
Fifi: Ideja është që ti del prej këtu kur të vijë dita.