Një 17-vjeçare në Maqedoninë e Veriut ka humbur betejën me virusin SarsCov2(Covid -19), duke ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj, ku përmes një komunikate bëhet me dije se 17-vjeçarja, ka pasur sëmundje tjera shoqëruese, ndër ta edhe Diabetes Melitus Type 1. “Pacientja është trajtuar në mënyrë multidisiplinare për shkak të komplikimeve të zhvilluara. Gjatë ditës së djeshme, parametrat vitale të pacientes janë përkeqësuar ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe insuficiencë kardiake.

Pavarësisht të gjitha masave të marra diagnostike, terapeutike dhe reanimative, pacienti ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit”, deklaron Ministria e Shëndetësisë.