Në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se janë krijuar dy grupe, ai i Donaldit dhe ai i Ilirit. Disa janë bërë pjesë e tyre për të krijuar aleanca, ndërsa të tjerë sepse janë ndier mirë me ata persona.
Mirëpo një situatë e shkaktuar mbrëmjen e djeshme, ku u transmetua momenti kur banorët po planifikonin nominimet, ka turbulluar ujërat.
Protagonistë ishin Iliri, Sabiani dhe Monika, të cilët kanë llogaritur pjesë të tyre dhe planeve që kishin edhe persona të tjerë, ndër të cilët ishte edhe Fifi, për të cilën duket se situata është shumë delikate teksa ajo ka shpërthyer në lot duke thënë se ‘’e ka marrë malli të jetë vetvetja’’.
‘’Dua të qesh, dua të bëhëm Fifi. Kam dalë në publik si psikopate, si egosite, si egocentrike’’,- tha ajo e përlotur.
Këngëtarja shtoi: Nuk di me kë të rri, njërin grup e kam që e kam armik, këta me të cilët rrija më paskan përdorur për alenaca.
Në krahun e saj kanë qenë, Monika, Beatrix dhe të tjerë që po mundoheshin që ta qetësonin duke i thënë se çdo gjë që ndodh aty duhet marrë me shumë sportivitet.