Ronald Koeman e ka studiuar shumë mirë Real Madridin dhe një nga mesazhet që u ka transmetuar lojtarëve të tij është që të mos befasohen përmes kundërsulmeve në “El Clasico”. Trajneri shpjegoi se pozicionimi korrekt në fushë është thelbësor për të shmangur vuajtjen e shpejtësisë së manovrës së lojës së të bardhëve.

Koeman nuk beson se ndonjë revolucion taktik do të shihet në dy skuadrat: “Ne nuk mund të habitemi, Real Madridi është një ekip me përvojë, me lojtarë të mëdhenj individualisht, të cilët dinë ta lexojnë lojën”. Trajneri katalanas theksoi më tej: “Pozicioni me topin është i rëndësishëm, por Real Madridi luan mirë me kundërsulm. Ata na kanë lënduar edhe më parë, ndaj duhet të kemi organizim të mirë në mbrojtje. Na nevojitet personalitet me topin dhe të kontrollojmë kundërsulmin e tyre”.

Koeman tha se “nuk ka favoritë të qartë në kësi ndeshjesh, edhe pse pranoi se në disa gjëra kundërshtari është më mirë”. Sigurisht, trajneri holandez vuri në pah vlerën e të luash në shtëpi: “Do të kemi mbështetjen e tifozëve tanë, shpresojmë qëstadiumi të jetë pothuajse i mbushur dhe njerëzit ta shijojnë këtë ndeshje”. Lidhur me gjendjen e lojtarëve të tij, Koeman raportoi se Jordi Alba është stërvitur normalisht dhe është gati të luajë, pasi pësoi një ndrydhje të vogël të kyçit të këmbës kundër Dynamo Kievit.