Pak orë na ndajnë nga dasma e shumë përfolur e Rudina Dembacajt me Mark Frrokun. Moderatorja ka treguar në Instagram se po përgatitet për të gjitha detajet dhe me siguri do të shkëlqejë në ditën e saj të veçantë. Ndërkohë duket se raportet shembullore që kishte me ish-bashkëshortin dhe babain e vajzës së saj, Aleksin, nuk janë shumë të mira së fundmi.
Ata nuk ndiqen më në Instagram aty ku Aleksi së fundmi ka bërë publike lidhjen e re, por ai ka mbajtur sekret identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Edhe pse shumë i rezervuar, Aleksi nuk ka kursyer një foto me brunen pak orë para dasmë së Rudinës.
Nuk dihet nëse babi i Viktorias dhe partnerja e tij do të jenë të pranishëm në dasëm sonte, por nisur nga gjestet e Aleksit i cili është “pajtuar” me su lmet ndaj aktores duke pëlqyer komentet negative për të, nuk pritet që të jetë i pranishëm dhe të festojë për martesën e rë të Rudina Dembacajt.