Shumë prej nesh përpiqen të kthehen në marrëdhëniet e së kaluarës. Sigurisht, ndonjëherë ka arsye të mira për t’u rikthyer me ish-in tuaj. Megjithatë, në shumicën e rasteve, ne shpejt e kuptojmë se arsyet e ribashkimit, kanë qenë thjesht një mit. Më poshtë, do të lexoni mitet që besojnë vajzat kur kthehen me ish-in: Këtë herë do të jetë ndryshe. Bota po ndryshon, kështu që do të jetë ndryshe…por ndoshta më keq. Sipas studimit, partnerët që ribashkohen i kushtojnë më pak vëmendje aspekteve pozitive të marrëdhënies së tyre, duke u përqëndruar më shumë tek negativitet. Ata rrallë përpiqen të rregullojnë diçka dhe preferojnë të ankohen për gjërat e së shkuarës.
Ai ka ndryshuar Njerëzit nuk ndryshojnë. Të paktën jo shpejt dhe pa arsye. Për të ndalur madje edhe zakonin më të parëndësishëm, i duhet një dëshirë e fortë dhe e sinqertë, motivim dhe kohë. A i ka ish-i të gjitha këto?
Askush nuk më njeh më mirë se ai Keni të drejtë. Keni kaluar shumë kohë së bashku. Megjithatë, fakti që e njihnit njëri-tjetrin kaq mirë nuk e ndaloi ndarjen? Ndoshta edhe kjo ishte arsyeja e ndarjes suaj-gjithmonë duhet të ketë pak mistër në një marrëdhënie.
Ai nuk është perfekt, por është i imi Truri i njeriut është më i ndjeshëm ndaj humbjeve sesa fitoreve. Kështu ndodh edhe në një marrëdhënie. Sidoqoftë, pyesni veten se çfarë është më mirë: të jetoni përgjithmonë me dikë që ka shumë të meta apo të gjeni dikë që është më pranë ideales?