Lojtari i paris Saint-Germain që është vjedhur nga një protitutë transeksuale mbrëmjen e së martës në Parisështë Ander Herrera. Mesfushori ka lajmëruar menjëherë policinë, siç ka konfirmuar një përfaqësues i tij për AFP: “Nuk ka patur dhunë. Ander Herrera po kthehej nga Parku i princave, ku ka marrë pjesë në një ëorkshop dhe një iniciativë me partnerët e kubit, siç ndodh shpesh.

“Për t’u kthyer në shtëpi i është dashur të kalojë përmes Bois de Boulogne dhe, në një semafor, një person është ngjitur në makinën dhe i ka marrë telefonin dhe portofolin. “Ander i ka ofruar 200 euro për të marrë mbrapsht portofolin dhe telefonin, kështu që e ka lënë personin të zbresë pak më përpara dhe ka njoftuar policinë”.