Nën zhurmën e borijeve dhe radhëve kilometrikë është “zgjuar” mëngjesin e sotëm pika kufitare e Kapshticës, megjithatë situata është drejt normalizimit.
Sipas informacioneve të siguruara nga mediat në vend mësohet se shkak është bërë fluksi i madh i turistëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Greqi, të cilët janë futur në tokën shqiptare javën e fundit. Të dyja doganat, ajo shqiptare dhe greke po punojnë me sportelet maksimale për normalizimin e situatës dhe duket se ajo po vihet nën kontroll.