Kryeministri Edi Rama tha se janë investuar 800 mln euro në rrjet për trajtimin e sektorit të ujit, por ky sektor është kthyer në një sektor punësimi me njerëz që marrin rroga kot.
‘Për interesa personash që vijnë vërdallë nga një anë janë bërë investimet më të mëdha. 800 mln euro ka investuar kjo qeveria, së bashku me donatorët. Por janë fonde të këtij populli dhe humbjet në rrjet e trajtimi i sektorit të ujit si një sektor punësimi nëpër ndërmarrje të mbingarkuara me njerëz që marrin rroga kot dhe çdo vit që rritet borxhi bashkive është bërë rutinë. Sot asnjë buxhet bashkiak nuk do ta kalojë filtrin e prefekt nëse nuk kalon filtrin e këshillit bashkiak.’- tha Rama.