Janë rritur rastet me COVID në Kosovë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje janë regjistruar 28 raste të reja me COVID-19.
Raste të vdekjeve nuk janë regjistruar, derisa janë shëruar 25 pacientë. Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.707 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.558.528 doza të vaksinës.
Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317. Në total numri i rasteve aktive është 431.