
Mund të ketë të reja brenda fundit të vitit për sa i takon kthimit në normalitet dhe mbushjes së plotë të stadiumeve në Serinë A.
“Besoj se është e arsyeshme të shihet fundi i vitit si limit kohor brenda të cilit mund të arrihet mbushja 100% e stadiumeve që nuk kanë arritur akoma në këtë kapacitet”, ka thënë zëvendëssekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa, për Sky Tg24.
“Ka një të dhënë pozitive: ka një rritje edhe për dozat e para, besoj se është e mundshme të arrijmë brenda pak javëve në 90% të popullsisë të vaksinuar. Kjo përqindje do ta lejonte vendin të kthehej në normalitet të plotë”.