
Sir Alex Ferguson do që Mauricio Pochettino të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United, nëse klubi do të shkarkojë Ole Gunnar Solskjaer.
Sipas shtypit anglez, Ferguson i ka kërkuar klubit që t’i japë edhe një mundësi norvegjezit për të përmbysur situatën kundër Tottenham, Atalanta dhe Manchester City para ndërprerjes së sezonit për ndeshjet e kombëtareve.
Sipas Daily Star, Ferguson ka zgjedhur trajnerin e PSG-së si pasardhësin e Solskjaer, në rast se ky i fundit nuk do të arrijë të marrë rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme.
United ka vënë në shënjestër edhe Antonio Conte-n, i cili është larguar nga Inter pasi fitoi titullin në Serinë A.