Implementimi i sistemit elektronik të ankesave lidhur me prokurimet publike ishte në fokus të takimit që zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj zhvilloi me Gavin Hayman, drejtor ekzekutiv i Open Contracting Partnership dhe kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonad Myzyri.
Në këtë takim u diskutua lidhur me nevojën për të qenë të asistuar me ekspertizën më të mirë në fushën e prokurimeve publike, financimit të paligjshëm, pastrimit të parave, rolin e Kuvendit të Shqipërisë për përfitimin e kësaj ekspertize dhe reflektimin e saj në legjislacionin që trajton këto tema.
Felaj falënderoi Hayman për takimin dhe ndihmesën tejet të çmuar në implementimin e sistemit elektronik të ankesave lidhur me prokurimet publike dhe i konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për nismën mbi një projektligj të Open data.