Në krye të listës së vendeve më të mira për të jetuar është Irlanda për të dytin muaj radhazi, ku më shumë se 90% e të rriturve janë plotësisht të vaksinuar dhe ekonomia po funksionon pothuajse normalisht. Në vend të dytë është Spanja, një nga vendet që vuajti ndjeshëm në valën e parë të pandemisë në pranverën e vitit 2020.
Megjithatë, këtë herë vendi iberik po ecën jashtëzakonisht mirë, duke pasur një nga normat më të ulëta të rasteve dhe vdekjeve. Emiratet e Bashkuara Arabe, nga ana e tyre, u ngjitën me tre vende dhe tani figurojnë në vendin e 3-të, pasi numri i rasteve të reja është më i ulëti në 12 muajt e fundit.
10 vendet e para plotësohen nga: Danimarka-Finlanda-Norvegjia-Franca-Kili-Zvicra-Holanda
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara u ngjitën me dy vende në listën e “Bloomberg” dhe u ngjitën në vendin e 26-të, megjithëse numri i të vdekurve nga mutacioni Delta mbetet relativisht i lartë. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar humbi nëntë vende dhe zbriti në vendin e 25-të për shkak të shpërthimit të rasteve të reja.
Në të kundërt, vendet e Azisë Juglindore mbeten në fund të listës, me Indonezinë, Malajzinë, Tajlandën, Vietnamin dhe Filipinet që zënë vendet e fundit për të tretin muaj radhazi.
Vlen të theksohet se lista e “Bloomberg” merr në konsideratë 12 parametra, si përhapja e virusit, cilësia e sistemit shëndetësor, mbulimi me vaksinim, vdekshmëria, kufizimet e udhëtimit etj.