Tirana vazhdon me fitoret. Bardheblutë pas fitores në derbi javën e kaluar kanë arritur të fitojnë sot edhe ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-2 në “Loro Boriçi”.
Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi gjeti golin e parë që në minutën e 25-të me Redon Xhixhën që kaloi edhe portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë. Gjyqtari akordoi pozicion jashtë loje, por më pas me VAR u akodua gol pasi Xhixha ishte në pozicion të rregullt.
Në fraksionin e dytë Vllanzia tenton të barazoi ndeshjen, ndërsa Tirana ngeli me 10 lojtarë pasi Toli bën një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Da Silvës. S
hkodranët nuk përfitojnë edhe pse kanë një lojtar më shumë, e madje pësojnë golin e dytë.
Një kundërsulm “vrasës” nga bardheblutë me Seferin që i vetëm me Zogovic nuk gabon, por dyfishon ndeshjen.
Me këtë gol të shënuar mbyllet edhe e gjithë ndeshja, Tirana “arratiset” në krye të Superligës me 17 pikë, ndërsa Vllaznia pëson humbjen e dytë radhazi dhe ndodhet në vendin e 4-të me 9 pikë.