Është qendërmbrojtës, në ndryshim me argjentinasin e famshëm që luante në krah, por që të dy i bashkojnë dy gjera, talenti për futbollin dhe korrektesa në lojë. Fikajo Tomori, lojtari i ri anglez që po shkëlqen me Milanin, dallohet jo vetëm si një mbrojtës tepër i fortë, një titullar dhe një garanci për trajnerin Stefano Pioli, por edhe si tepër i pastër në lojën e tij.

Deri tani ka marrë vetëm një karton të verdhë, që do të thotë se është edhe shumë i zoti teknikisht dhe në aspektin pozicional, por edhe një zotëri në fushën e lojës. Kartonin e vetëm të verdhë e ka marrë në ndeshjen e 30-të me kuqezinjtë! Edhe legjesda e Interit, ish-kapiteni Havier Zaneti, mbahet mend si një nga mbrojtësit më të mirë të botës, si edhe njëri nga më fisnikët në sjellje që merrte shumë pak qortime.

Sfidanti.al