Puneeth Rajkumar, aktori i njohur Indian është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare.
Protagonist në më shumë se 29 filma, Rajkumar ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër në Bengaluru të premten, konfirmoi menaxheri i tij.
Vëllai i madh i Rajkumar, Raghavendra Rajkumar tha se familja e tij ishte “në një gjendje shoku” dhe u bëri thirrje të gjithëve që të qëndronin paqësorë.
Ndërkohë pas vdekjes së tij të papritur, zyrat dhe dyqanet në Bengaluru janë mbyllur nga frika e dhunës pasi ka pasur një shpërthim pikëllimi në qytet dhe fansat janë mbledhur jashtë rezidencës së tij.
Kryeministri Basavaraj Bommai u tha gazetarëve se Rajkumar u dërgua në mënyrë të menjëhershme te mjeku, duke u ankuar për lodhje intensive pasi kthehej nga palestra. Më pas, aktori u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Trupi i tij do të vendoset në stadiumin “Kanteerava” për të bërë nderime nga fansat.
Sjellim në vëmendje se Rajkumar ishte i njohur për aftësitë e tij në kërcim dhe ishte këngëtar playback.
Paraqitja e tij e parë ishte në filmin “Bettadu Hoovu” kur ishte vetëm 10 vjeç.
Një dekadë më vonë, ai u shfaq në “Appu” dhe vazhdoi të luante herë pas here në filma.
Paraqitja e tij të fundit në një film ishte në vitin 2017.