Ish-konkurrenti i ‘Përputhen 3’ Bajo ka qenë i ftuari i mbrëmjes në emisionin ‘Explus’ ku ka zbuluar se ka pasur një ‘Love Story’ me njërën nga vajzat e “Përputhen 2”, por nuk preferoi të zbulonte emrin e vajzës.
Bajo: Kam pasur një ‘Love Story’ dhe e them ekskluzivisht këtu. Kam dashur ta them, por nëse do e thosha te programi i Përputhen kushedi çfarë do më ndodhte, nuk do kisha dalë.
Dy javët e para që unë kam hyrë në Përputhen kam qenë akoma me atë. Kur ajo ishte në Përputhen 2 nuk kam qenë me atë.
I pyetur se kush ishte vajza, Bajo preferoi mos ta zbulonte drejtpërdrejt emrin.
Sharka: A ishte Shqipja?
Bajo: Jo!
Sharka: Ishte Sindi?
Bajo: Jo, jo. Larg qoftë!
Nuk munguan as batutat në emision, ku moderatori e pyeti a ishte Sabiani?
Bajo: Jo, jo (qesh).