Lazio ka shpërdoruar një mundësi të artë kundër Atalanta-s në javën e 11-të të kampionatit. Skuadra e Sarri-t është befasuar nga një gol në minutën e 94-t në Bergamo.

Miqtë kanë zhbllokuar rezultatin në minutën e 18-të me Pedro-m, ndërsa vendasit janë kundërpërgjigjur me Zapata-n në fundin e 45 minutave të para.

Immobile ka kthyer në avantazh bardhekaltrit në minutën e 74-t, por kur dukej se Lazio do të merrte 3 pikët ka ardhur goli i De Roon që ka fiksuar shifrat në 2-2 .