Kërkimi i një trajneri të ri për Barcelonën është në proces pasi Ronald Koeman u shkarkua të mërkurën në mbrëmje pas humbjes kundër Rayo Vallecanos.
Pas shkarkimit të holandezit, klubi ia ka bësuar stolin përkohësisht trajnerit të të rinjve, por Leo Messi e di se kë dëshiron dëshiron të marrë frenat e klubit.
Leo i dha fund marrëdhënies së tij të gjatë me Barçën këtë verë, ku ai nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me PSG, por mendimet e tij për lëvizjet në klub kanë pasur gjithmonë ndikim.
Ylli argjentinas donte që ish-shoku i tij i skuadrës Xavi Hernandez të merrte drejtimin e katalanasve para se ai të largohej për në Paris.
Xavi u emërua trajner i Al Sadd në vitin 2019 mes spekulimeve të vazhdueshme se ai një ditë do të kthehej te Barcelona për të drejtuar ekipin e parë.
Një raport nga Cadena Cope përshkruan se si ai është kandidati i preferuar i klubit për të zëvendësuar Koeman dhe gjithashtu pretendon se ish-mesfushori qëndror ka marrë bekimin e Messit.