Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në daljen e tyre të katërt për ditën e sotme, kanë informuar për numrin e votuesve deri në orën 17:00 për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tyre ritmi i votuesve ka qenë më i lartë krahasuar me orët e paradites dhe dalja deri në orën 17:00 në rang vendi është 42,85.
Komunat me dalje më të madhe është komuna e Vevçanit me 75 për qind, e ndjekur nga Konçja me 73,98, Rankovci me 69 për qind. Ndërsa në Dibër, ku po votohet vetëm në një vendvotim është 64,35 për qind.
Numri më i ulët është komuna e Sarajit me 23 për qind, komuna e Shuto Orizarit me 28
për qind, Bogovina me 30 për qind, sipas Alsat.