Facebook, Instagram dhe WhatsApp pësuan një blackout prej 6 orësh. Të trija shërbimet në pronësi të Faqcebook nuk funksionuan nga ora 16:00 deri në orën 22:00. Kompania tha se kjo ndodhi për shkak të një çështjeje të brendshme teknike. Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg u kërkoi falje atyre që preken nga ndërprerja. Ai shtoi se nuk kishte “asnjë provë që të dhënat e përdoruesve ishin komprometuar si rezultat i kësaj periudhe joproduktive”.

Një ndërprerje e kësaj shkalle për një kohë kaq të gjatë është e rrallë. Një situatë e ngjashme ndodhi në vitin 2019 ku Facebook dhe aplikacionet e tij të tjera u bllokuan në të gjithë botën për më shumë se 14 orë.