Milani ka ide shumë të qarta dhe dyshja e drejtuesve Paolo Maldini-Ricky Massara, me miratimin e kompanisë, punon për të blinduar elementet thelbesore. Këtë e vërteton edhe rinovimi sot – deri në vitin 2024 – i Simon Kjaer, i cili është kthyer në një drejtues të vërtetë te skuadra e Stefano Piolit. Dhe para tij edhe Alexis Saelemaekers, qe rinovoi deri në vitin 2026, ishte guri i pare i themelit, sepse Milani i tanishëm po ndërton te ardhmen dhe ky quhet programim. Komunikata – “AC Milan është i kënaqur të njoftojë rinovimin e kontratës së Simon Thorup Kjær deri më 30 qershor 2024. Simon, një profesionist shembullor brenda dhe jashtë fushës, kapiten i Danimarkës dhe i përfshirë në listën e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2021, iu bashkua kuqezinjve në janar 2020, duke bërë debutimin e tij në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër SPAL.

Pas 66 paraqitjeve dhe 1 golit të shënuar në Old Trafford kundër Manchester United, Kjær dhe AC Milan do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku”. Simon Kjaer, mbrojtësi i kuqezinjve, u shpreh për MilanTV pas rinovimit zyrtar me Milanin deri në vitin 2024: “Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë krenar që jam këtu deri në vitin 2024. Ëndrra ime është të fitoj diçka para se të dal nga këtu. Unë premtoj se do të bëjmë më të mirën, si nga ana ime ashtu edhe nga ana e ekipit: do të bëjmë gjithçka mundemi. Forca Milan!”.

Milani tani po punon për Rafael Leao, për Ismael Bennacer dhe për Theo Hernandez. Tre nënshkrime në tryezë për të planifikuar vitin e ardhshëm: Maldini, Massara dhe pronarët kanë ide shumë të qarta dhe madje edhe ata që kanë vendosur ose me sa duket do të vendosin së shpejti stilolapsin në letër për kontratat e reja.

Kush mbetet është sepse dëshiron ta bëjë atë. Dhe Milani ka zgjedhur se për kë të vebdose bast: për motivimin e kampionëve të tyre! Dhe kujdes nga Stefano Pioli, qe pritet te rinovoje edhe per dy vite gjithashtu.