Pjesë e mbledhjes së sotme të qeverisë ishte edhe miratimi i marrëveshjes për programin e mbështetjes ndërkufitare midis Shqipërisë Kosovës dhe Komisionit europian i cili percakton alokimin e fondeve për vitin e kaluar.
“Është një marrëveshje financiare që ka vlerën e 1 milion eurove, grant i Bashkimit Europian edhe me bashkëfinancimin e dy vendeve tona, Shqipëri- Kosovë kap vlerën e 1.2 milionë eurove.
Fondi synon t’i vijë në ndihmë zhvillimit social ekonomik të zonave ndërkufitare të të dy vendeve që prek të gjitha bashkitë e Qarqeve Lezhë dhe Kukës.”- tha ministrja Xhaçka.