Marrë nga emisioni ‘Dekalog’ i gazetarit Roland Qafoku/
-1.Lulzim Basha u afrua në PD në vitin 2004 nga kryetari i asaj kohe i kësaj partie Sali Berisha si një nga prurjet e reja pjesë e nismës së tij për hapjen e partisë. 30 vjeç dhe i diplomuar si jurist në Hollandë Basha ishte për Berishën e ardhmja e PD.
2.Lulzim Basha u mbështet nga Sali Berisha në vitin 2004 dhe ai u zgjodh në krye të Komitetit të Orientimit të Politikave, një institucon i krijuar në PD me 31 me profesionistë të botës akademike, shoqrisë civile, me përvojë ndërkombëtare dhe të arsimuar në universitete të huaja.
3.Sali Berisha tregoi vlerësimim maksimal ndaj Luzim Bashës saqë në 8 vite si kryeministër e emëroi atë tre herë ministër: Ministër i Transporteve 2005-2007, ministër i Jashtëm 2007-2009 dhe ministër i Brendshëm 2009-2011.
4.Sali Berisha ka mbështetur plotësisht Lulzim Bashën gjatë kohës që drejtoi këto tre dikastere dhe kur opozta socialiste e asaj kohe a akuzonte Bashën për abuzime me ndërtimin e rrugës së Kombit, me skandalin me kufirin detar me Greqinë dhe me vrasjen e 4 protestuesvë socialistë më 4 janar 2011 në bulevard.
5.Sali Berisha nimonoi Lulzim bashën për kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 8 majit 2011 dhe e mbështeti fort atë në garë. Madje mbështetja e Berishës u bë edhe më e fortë pas shpalljes së rezultatit të parë ku Edi Rama kishte fituar me 10 vota por me vendim te KQZ u numëruan disa kuti që u hapën dhe Basha rezultoi fitues me 80 vota.
6.Sali Berisha mbështeti fuqimisht Lulzim Bashën në gaarën për kryetar të PD më 22 korrik 2013 duke bërë që nga 41 mijë e 532 votues, Basha të merrte 33 mijë e 22 votues ose 80.39 për qind të votave kundrejt Sokol Olldashit që mori 8060 votues ose 19.61 për qind të votve.
7.Sali Berisha mbështeti Lulzim Bashën edhe pas konstetimit të zgjedhjes së tij si kryetar kur Sokol Olldashi deklaroi se kjo nuk ishte garë, nuk iu vunë në dispozicion listat dhe se ndryshe nga cfarë I ishte premtuar nga Berisha kishte patur ndërhyrje në proces deri në përjashtime dhe largime nga puna ndaj atyre që e kanë mbështetur.
8. Sali Berisha e mbështeti Lulzim Bashën edhe në zgjedhjet e 23 korrikut 2017 në garën për një mandat të dytë në krye të PD. Nga 59 mijë e 834 vota, Lulzim Basha fitoi 53 mijë e 931 vota kundrejt Eduart Selamit që mori 5136 vota. Berisha mbështeti Bashën edhe pas akuzave të Selamit se sipas tij jo vetëm që ishte i mbështetur nga Berisha por kishte marrë peng PD.
9.Sali Berisha e mbështeti Lulzim Bashën në zgjedhjet pë rnjë mandat të tretë në krye të PD në garën e 13 qershorit 2021. Nga 41 mijë votues, Basha mori 32 mijë e 882 vota kudnrejt Agron Shehajat që mori 6.038 vota, Edit Harxhi që mori 991 vota dhe Fatbardh Kadillit që mori 763 vota.
10.Sali Berisha e ka mbështetur Lulzim Bashën përgjatë këtyre 8 viteve në të gjitha betejat që ai ka bërë në Partinë Demokratike me eksponentë dhe figura të rëndësishme të kësaj partie si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Arben Imami, Jozefina Topalli e të tjerë duke deklaruar se kjo PD tashmë është parti e brezit të ri.