Jo vetëm Allegri, në qendër të kritikave pas disfatës me Chelsea-n janë edhe lojtarët. Madje edhe Federico Chiesa, i cili dukej se do të shpërthente përfundimisht në këtë sezon pas paraqitjeve shumë të mira në Europian.

“Është 24 vjeç, nuk mund të konsiderohet i ri, është paguar 60 milionë euro, por në nivel ndërkombëtar nuk ka bërë atë që kanë bërë lojtarët e tjerë në moshën e tij”, kritika e bërë nga gazetari i La Repubblica, Emanuele Gamba.

“Pritet gjithmonë që të bëjë diçka më shumë: në këtë një vit e gjysmë është veçuar nga të tjerët për shkak të cilësisë së pakët që ka rreth tij. Është një zhgënjim në krahasim me investimin e madh të bërë”.

Pavarësisht rendimentit jo të mirë, Chiesa është shumë i vlerësuar në Europë. Pikërisht Chelsea, sipas fichajes.net, është klubi që mund të vihet në lëvizje për ish-yllin e Fiorentina-s.

Sipas portalit spanjoll, Blutë e Roman Abramovich po përgatisin një ofertë të çmendur për Chiesa-n. Një propozim prej 84 milionë sterlinash, rreth 100 milionë euro.

24-vjeçar konsiderohet i paprekshëm nga bardhezinjtë, por në merkato nuk mund të përjashtohet asgjë…