Sot do të jemi më të ndërgjegjshëm për ndjenjat tona dhe të vërtetën që ato përfaqësojnë.

Sezoni i Akrepit është gjithmonë një sezon për transformimin dhe ndryshimin. Por ndonjëherë kjo vjen me një kosto. Kjo sa i takon gjithë sezonit, kurse për ditën e sotme parashikohen vështirëri sidomos për 3 shenja.

Dashi

Mund të jetë e vështirë të përpunoni mendimet tuaja siç do të bënit zakonisht. Kur ndalojmë së krahasuari mendimet logjike me ndjenjat e vërteta, atëherë mund të shohim se ajo që gënjen shpesh është mendja jonë dhe jo zemra. Ndryshimet e mëdha të jetës nuk krijohen nga veprimet dramatike që ne bëjmë, por nga gjërat e vogla që i shtohen një jete të vërtetë.

Shigjetari

Energjia e sotme mund të jetë një pasqyrë më e qartë e veprimeve tona të fundit. Sot shikojini më nga afër ndjenjat tuaja. Në jetë, e vetmja gjë që kemi është ndjenja jonë e integritetit dhe zgjedhja për të jetuar sa më afër që të mundemi me busullën tonë të brendshme.

Binjakët

Si një shenjë ajri ndonjëherë, ju mund të racionalizoni zgjedhjet ose sjelljen tuaj, edhe nëse thellë në vetvete e dini se ka diçka të gabuar në thelb. Mund të kaloni disa momente të errëta dhe më të vetmuara në të cilat kuptoni se gjithçka që keni bërë ka krijuar situatën në të cilën jeni tani.