Shumë njerëz kujdesen të kenë gjithmonë në shtëpi ushqime që i rezistojnë kohës. Ka disa ushqime që mund t’i blejmë dhe mbajmë deri në konsumin e plotë pa u shqetësuar për afatin. Këto janë disa prej tyre që është mirë t’i mbani në kuzhinë.

Mjaltë-Mund të ndryshojë pak ngjyrën dhe strukturën, por nëse mjalti është i mbyllur mirë në një kavanoz, ai nuk skadon kurrë.

Oriz-Orizi i bardhë mund të ruajë lëndët ushqyese deri në 30 vjet nëse ruhet në enë hermetike.

Kripë-Kur mbahet larg lagështisë është e “pavdekshme”.

Salcë soje-Nëse shishja që përmban salca e sojës nuk është hapur kurrë, atëherë ajo mbetet e pandryshuar.

Sheqeri-Sheqeri si mjalti kur ruhet në një enë të mbyllur hermetikisht nuk prishet kurrë.

Fasule-Nëse ato janë të mbrojtura nga insektet, atëherë fasulet nuk skadojnë.

Pije alkoolike-Nuk keni nevojë të nxitoni për të përfunduar shishen e uiskit që hapët dje me miqtë tuaj sepse alkooli nuk skadon.

Qumësht pluhur-Nëse është në një mjedis të freskët dhe me hije, qumështi pluhur mund të zgjasë deri në pesë vjet.