Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë një prej çifteve më cool të Instagram-it, që s’ngurrojnë t’i ndajnë me ndjekësit momentet nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi moderatorja ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku vëmendje të madhe morën pyetjet rreth marrëdhënies me Gjikon.

“A ke takuar ndonjë ish-të dashur të Gjikos ndonjëherë?”- e ka pyetur një ndjekëse dhe Elita është përgjigjur “Po”.

Më tej, ajo është pyetur se a bëhet xheloze për ish-të dashurat e Gjikos, moderatorja ka thënë se nuk ka aspak arsye.

“Pse të jem xheloze për ish-të dashurat e bashkëshortit? Kur ai është bashkëshorti im, dashuria ime?”- ka thënë Elita.

Elita dhe Gjiko po krijojnë një “skuadër” të bukur me fëmijë dhe tashmë janë bekuar me Zërin dhe Botën, një djalë dhe një vajzë që në fakt janë e gjithë bota për ta me imazhet e së cilëve na ëmbëlsojnë herë pas here në rrjetet sociale.

Ndërkohë moderatorja është shkëputur prej disa kohësh nga ekrani pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të dytë.

Më herët ajo ka treguar se do t’i rikthehet ekranit por nuk zbuloi më shumë detaje për çfarë projekti bëhet fjalë duke i lënë të gjithë me dyshime.