Ministri i Transportit Blagoj Bocvarski ka thënë se do t’i heqë licencën kompanisë BESA Trans pas zjarrit katastrofik të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.
Bocvarski tha se kompania ka regjistruar vetëm katër vetura të saj në Ministri dhe autobusi që u dogj në Bullgari nuk ishte në mesin e tyre.
Kjo nuk tregon menjëherë se mjeti kishte probleme mekanike, por është një shkelje, raporton noa.al duke cituar Republika MK.
“Shkaqet e aksidentit janë ende duke u përcaktuar. Kompania kishte licencë të vlefshme për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, por meqenëse kompania nuk e kishte regjistruar këtë automjet, Ministria ka nisur procedurën për t’u hequr licensën e punës”, tha Bocvarski.