Nuk është e lehtë që një aktor kaq i famshëm si Kivanç Tatlitug të vijë në Shqipëri. I ftuar sot në Klan News në një intervistë me Iva Kalemin, drejtori i programacionit të TV Klan Albert Dumani tregoi se ka biseduar me Kivançin, por për t’u realizuar ardhja e aktorit duhet një kusht.

Dumani tha se aktori kërkon një shumë e kripur pasi dihet tashmë që ai është një ndër më të kërkuarit.

Alberti dha shpresa se aktorin do të mund ta shohim në Shqipëri pas përfundimeve të serialit që ai po xhiron aktualisht e më pas gjithçka do të varet nga axhenda e tij.

“Kam kohë që e kam takuar dhe ai është shumë i interesuar për të ardhur sepse edhe origjina e tij është nga Shqipëria. Babai i tij është nga Prishtina. Kur kam ndjenjur me të në xhirime deri në 3 të mëngjesit më tha që do shumë që të vijë. Por axhenda e tij është shumë e ngjeshur. Do të vijë, por ka dhe një shumë paksa të kripur për ardhjen e tij. Kushton pak, se normal kemi të bëjmë me Kivanç Tatlitug. Aktualisht po luan në një serial në Netflix dhe do e shohë publiku i gjithë botës. Sapo të përfundojë atë të shohim nëse do mund të vijë dhe të shohë vendin tonë”-tha Alberti.