Çifti i njohur turk, Özge Özpirinçci dhe Burak Yamantürk janë bërë prindër për herë të parë. Aktorja 35-vjeçare ka sjellë në jetë një vajzë ditën e sotme. Aktorja dhe foshnja ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, raportojnë mediat turke.
Pak kohë më parë, duke iu përgjigjur pyetjeve se si do ta quajnë vajzën, aktorja tha: “Burak nuk do t’ja vendosë emrin derisa ta shohë fytyrën e saj.” Ajo shtoi se dëshiron ta quajë Uzum, por bashkëshorti nuk e pëlqen këtë emër.