Mbrëmjen e djeshme Alvisa akuzoi ish-të dashurin, Hysen Rama, për dhunë fizike, kërcënim dhe përndjekje.
“Ai mashkull çfarë nuk më ka bërë mua! E kam lumtur me shpirt të largohej nga jeta ime! Vetëm shpirti im e di çfarë ka hequr! Më ka dhunuar fizikisht, më ka kërcënuar”, u shpreh ajo.
Konkurrentes i ka dalë në mbrojtje Bashkimi, i cili ka publikuar një foto pranë saj në rrjete sociale. “Çfarëdo që të ndodhë, nuk je vetëm. Drejtësia fiton”, ka shkruar ai.