Ministrja e Financave, Delinda Ibrahimaj ka folur sot për shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe të paketës fiskale.

Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e Kuvendit ministrja u shpreh se vitin e kaluar kanë hequr TVSH-në për biznesin e vogël mirëpo çmimet nuk u ulën.

Ibrahimaj: anë 3.2 miliardë lekë që shkojnë për mbështetjen e fermerëve. Aludimet për shpenzimet e luksit nuk qëndrojnë. Investime në rrugë, ujësjellës kanalizime, në turizëm si dhe në IT në shkolla. 3.6% e PBB do të shkoj për sektorin e arsimit. Mbështet të gjitha shtresat në nevojë, mbështet investimet dhe mbështet rritjen ekonomike për vitet në vijim. Përjashtimet nga TVSH-ja nuk janë përkthyer në uljen e çmimeve. Qeveria jonë në 8 vitet e kaluar ka qenë e kujdesshme të nxisë ato sektorë që janë prioritarë për qeverinë. Ne mendonim se duke reduktuar taksat do të shkonin në xhepat e qytetarëve dhe fermerëve por nuk ka ndodhur kështu. Edhe FMN nuk mbështet uljen e tvsh për produktet e shportës dhe kjo ndodh për një arsye dhe është se reduktimet e normave të TVSH nuk përkthen në ulje të çmimeve. Edhe pse ne lehtësuam biznesin ne nuk arritëm të ulim çmimet, kemi formuar bindjet se normat e tvsh nuk janë benefite për qytetarët por për bizneset. Ato politika fiskale që kemi mbajtur gjatë viteve të kaluar nuk ka arritur te fermerët, këtë vit dhe në vijim do të reduktojmë përjashtimet dhe hapësirat që krijohen nga politika fiskale dhe këto lekë që do të mblidhen do të shkojnë në mbështetje të sektorë të bujqësisë që meritojnë të nxitën.

Paketa fiskale nuk merret vetëm me bujqësinë, ne do të rrisim pagën dysheme nga 30 në 40 mijë lekë, tatimi do të jetë 0. Përgjysmojmë tatimin nga 40-50 mijë lekë. Ata që paguhen më pak do të paguajnë më pak. Janë mbi 90% e qytetarëve që kanë përfituar, ne i qëndrojmë kësaj logjike. Do të mbajmë një normë në 10% të TVSH. Të gjitha këto para që do të mblidhen shtesë do të shkojnë drejt sektorit të bujqësisë.

Ministrja Ibrahimaj shtoi më tej se: “Vendosja e taksës për furnizuesit e jahteve, kemi vendosur që këtë taksë ta mbajmë në nivelin 40 lekë. Duam të jemi atraktivë për këtë kategori dhe kjo është arsye që zgjodhëm nivelin më të ulët të taksës. Paketa fiskale ka disa ndryshime në mirë administratimin doganor. Dua të garantoj përgjegjshmërin e këtyre politikave”.