Javier Tebas beson se Ansu Fati është më i mirë se Kylian Mbappe.
Siç raportojnë mediat në Spanjë dhe Francë, është vetëm çështje kohe pasi Kylian Mbappe do ta veshë fanellën e Real Madridit.
Lexo Edhe:
Mgid
Mgid
Turpërohet Barcelona, Bayern Munich e shkatërron Dinamon – Gazeta Express
Presion më i madh se 150/90? Recetë për pastrimin e venave
La Liga tashmë ka mbetur pa më të mirët dikur, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dhe ka nevojë për yje sikur Mbappe.
Sido që të jetë, numri një i LaLigës, Javier Tebas, thotë se më të mirët janë në Spanjë.
“Ne gjithmonë i konsiderojmë lojtarët jashtë Spanjës shumë të vlefshëm. Kemi Ansu Fatin, i cili fatkeqësisht ka pasur probleme me lëndime. Ansu Fati është i barabartë, apo edhe më i mirë se Kylian Mbappe“, tha ai për COPE.
Edhe pse 21-vjeçar, Mbappe ka fituar pothuajse gjithçka, statistikat e tij janë larg, larg më të mira se Fati, por Tebas e sheh talentin e Barcelonës si më të mirin.