Prova e javës në “Big Brother Vip” lidhet me rastin e “Halloween”. Gjatë këtyre ditëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ngjarje të çuditshme, zhurma, persona të maskuar, por nga ana tjetër banorët nuk duhet të reagojnë fare.
Mirëpo, përveç personave të maskuar në “BBV” është futur dhe Arbana Osmani. Momentin epik e ka ndarë mikja e saj më e mirë, Xhemi Shehu, ku vihet re si Arbana ecën në dhomën e ndjenjes teksa konsumon ushqimin e banorëve. Krahas videos, Xhemi ka shkruar me humor: Mirë që s’i flet, por i ha dhe bukën.
Sigurisht banorët nuk kanë mundur që t’i flasin dhe të komunikojnë me të.
Sjellim në vëmendje se “Halloween” zhvillohet në ditën e fundit të tetorit, por ja diçka që mund të mos e dini: Vetë fjala fjalë për fjalë do të thotë “mbrëmje e shenjtëruar” dhe ishte e njohur më parë për festuesit e hershëm evropianë si All Halloës’ Eve. Gjithë Eva e Shenjtërve (31 tetor) dhe Dita e Gjithë Shenjtorëve (1 Nëntor) të dyja u bënë homazhe shenjtorëve (“shenjtër” = shenjtorë). Emri përfundimisht u shkurtua në “Halloween”, të cilin ne e njohim sot.