Arqipeshkv i ri i Tiranës dhe Durrësit, Arjan Dodaj ka zbuluar se ai ka mësuar lajmin nga Papa Françesku para 10 ditësh, por zgjodhi që të bëhej publike n këtë datë, për një arsye të veçantë.

“Kam disa ditë që e kam marrë vesh, dikur te 10 ditë, Ati i Shenjtë më ka pyetur se kur doja që të ishte publike dhe unë zgjidhja sot, festën e Shën Andreas”, tha ai në fjalimin e parë pas marrjes së detyrës.

Ai ka pasur edhe një mesazh për politikën shqiptare.

“Ne të gjithë mund të bëjmë më mirë, politika shqiptare të dëgjojë pak më shpesh zërin e ndërgjegjes, nuk do dimë më të ndalim vetëm në rrethin e mirësisë sonë, kur kemi dikë që kërkon ndihmë”, tha ai.

Dodaj ka zbuluar edhe momentin kur është lidhur me fenë.

“Unë jam bir i breznisë sime dhe vij nga një konkest ku feja ishte e mohuar, kemi dalë nga komunizmi pa fe, por unë isha në dëshirën dhe zellin e të panjohur, por nuk e dija që e panjohura ishte hyj. Mirëqenia shpirtërore, familjare, kjo i mungon Shqipërisë, unë e kam takuar fesë, nëpërmjet fesë së emigrimit, por falenderoj Zotin. Mua më ka shënjuar kalimi në diktatura në fillim demokracie të brishtë, demostrata, më ka shënjuar që kam marrë nga shumë njerëz. Në rastin konkret është kalimi i përgjegjësive dhe ne do e bëjmë këtë të shtunën në 22 janar në orën 10:00. Feja dhe besimi janë arsye shprese”, tha ai në deklaratën e parë për mediat.