Gjatë një vizite në shkollën “Ardian Klosi” Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka parë nga afër edhe ambientin e dedikuar për artin dhe zejet, ku nxënësit zhvillojnë talentin e krijimtarinë e tyre.

Ministrja i është bashkuar nxënësve në punimet që po bënin, si qëndistari, thurje me shtiza apo me grep.

Statusi i plotë i ministres:

Ishte një surprizë shumë e bukur klasa e dedikuar artit dhe zejeve në shkollën “Ardian Klosi”, në Tiranë.

Programi i Artit dhe Zejeve është një nga objektivat tona që synon ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e traditave dhe vlerave tona përmes krijimtarisë, novacionit dhe marrjes përsipër të iniciativave tek nxënësit në bashkëpunim me komunitetin.

Kjo shkollë model tashmë ka krijuar këtë mjedis fantastik ku nxënësit kanë mundësi të punojnë në tezgjah, shtiza, grep, qëndistari dhe punime të tjera artizanale.