Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi denoncoi sot se derës së selisë i janë ndryshuar bravat.
Për rastin, deputeti i PD bashkë me anëtarë të seksionit të PD-së Fier bënë denoncim në polici.
Por kryetari i komanduar i PD në Fier, Agron Kapllanaj u shpreh se zyra është marrë në dorëzim më procesverbal.
“Zyrën e Partisë Demokratike, dega Fier e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD-së në qendër, të cilët kanë ardhur me një procesverbal dhe më kanë dhënë edhe çelësat, por edhe bazën material”, ka deklaruar ai.
Në një lidhje për emisionin “Zona Zero” në Top News, Luan Baçi tha se ky është një veprim i turpshëm dhe një “hakmarrje” e Luzlim Bashës ndaj tij.
“Policia ka pasur informacion paraprak për ngjarjen. Policia ka shkuar tek zyra dhe ka parë. Policia ka reaguar me vonesë për ngjarjen. Kush ka ardhur nga qendra të dorëzojë zyrën e dëges së Fierit, ka shkelur ligjin. Nuk mund të vijë dikush nga Tirana të shqyeje derën dhe të futet brenda, qoftë edhe Lulzim Basha. Kjo ka nisur që me shkarkimin që më bëri Lulzim Basha. Është një veprim i turpshëm, është bërë natën si hajdutët”, tha ai.
Krisja e Luan Baçit me Lulzim Bashën, nisi pas ai u shfaq në “Foltoren” e Sali Berishës në Fier.