Policia ka dhënë versionin zyrtar për atentatin e ndodhur pak minuta më parë në zonën e Astirit.
Policia konfirmoi se i është bërë atentat një mjeti tip “Audi”, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shoferi dhe pasagjeri i mjetit.
Uniformat blu sqarojnë se kanë ngritur pika kontrolli në hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.