Australia ka regjistruar më shumë se 1,300 raste dhe 12 viktima në 24 orë. Numri i të vdekurve në 2021 ka tejkaluar ato të vitit 2020 në Australi ndërsa vendi ka përshpejtuar fushatën e vaksinimit për të parandaluar valën e tretë që ka përfshirë vendin.

Numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 1,827, nga të cilët 918 humbën jetën gjatë këtij viti, krahasuar me 909 gjatë 2020. Uellsi i Ri Jugor, shteti më i populluar australian, regjistroi 544 viktima këtë vit për shkak të COVID-19: 59% e totalit. Në vitin 2020, më shumë se 90% e vdekjeve u raportuan në Victoria, shteti i dytë më i populluar.

Sipas të dhënave të qeverisë federale, 35% e viktimave në Australi ishin mbi 80 vjeç, 23% mbi 90 dhe 20% mbi 70. Shumica e rasteve, përkatësisht 1, 126 u konfirmuan në Victoria.

Deri më sot, 89.3% e australianëve mbi 16 vjeç kanë marrë dozën e parë dhe 80.5% janë vaksinuar plotësisht, sipas Departamentit të Shëndetësisë.