Austria regjistroi të shtunën shifër rekorde prej 9.923 rastesh të reja me Covid-19, duke e kaluar rekordin e mëparshëm, të shënuar vitin e kaluar. Të premten në mbrëmje, autoritetet njoftuan për ashpërsimin e masave kufizuese.
Në shtatë ditët e fundit, shkalla e infeksioneve është rritur nga 317.4 për 100.000 banorë në 522.4 për 100.000 banorë.
Qeveria austriake njoftoi se personat e pavaksinuar, të cilët nuk e kanë kaluar Covid-in, nuk do të mund të futen në restorante, hotele dhe sallone për flokë ose të marrin pjesë në ngjarje publike me më shumë se 25 persona. Rregullat e reja hyjnë në fuqi nga e hëna.