Steven Gerrard e ka nisur me një fitore aventurën e tij në drejtim të Aston Villa-s, që ka mundur 2-0 Brighton në Premier League.

Emocione të veçanta për ish-trajnerin e Rangers, i cili e ka përjetuar gjithë ndeshjen në mënyrë shumë intensive, duke befasuar edhe me festimet e tij pas golave të shënuar nga Villans. Siç ka raportuar BBC, Gerrard ka shpjeguar arsyen pse e i përjeton në mënyrë kaq intensive ndeshjet:

Do të jem gjithmonë sa më shumë autentik në stol. Kjo duket qartë edhe nga mënyra si kam festuar. Festimet e mia pas golave janë si ilaç për mua. Ajo që të mungon kur nuk luan më, ka thënë legjenda e Liverpool-it.

Në fakt, vrapimi i Gerrard pas golit të avantazhit të Watkins dhe ai pasues i Mings, që i ka siguruar fitoren e parë si trajner në Premier, konfirmojnë se anglezi e jeton akoma fushën si të mos ishte tërhequr kurrë…