Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zhvilluar një takim sot me Alyse Nelson, Presidente dhe CEO e Vital Voices Global Partnership.
Vital Voices Global Partnership është një organizatë me shumë reputacion në SHBA, e cila u angazhua fuqimisht në shpëtimin mijëra afganëve dhe akomodimin e tyre në Shqipëri dhe vende të tjera mikpritëse.
“Shumë i nderuar të takohem me Alyse Nelson, Presidente dhe CEO e Vital Voices Global Partnership, një organizatë me shumë reputacion në SHBA, e cila u angazhua fuqimisht në shpëtimin mijëra afganëve dhe akomodimin e tyre në Shqipëri dhe vende të tjera mikpritëse. Revista Newsweek e ka vlerësuar Alyse Nelsonin si një nga 150 gratë që “shkundi” botën. Revista Fortune e vlerëson atë si një nga 55 gratë më me ndikim në Twitter dhe Apolitical si një nga 100 njerëzit më me ndikim në politikën globale gjinore”, shkruan Balla.
Balla përmendi se gazetari i TCH Muhamed Veliu mori në intervistë Nelson.