Xavi Hernández do të bëjë debutimin e tij si trajner i Barçës në datën 20 nëntor kundër Espanyol. Për atë sfidë, idhulli i tifozëve Blaugrana do të mund të rikuperojë shumë nga lojtarët që sot ndodhen në infermieri. Me përjashtim të surprizave, Neto, Dest, Pique, Sergi Roberto, Nico, Eric Garcia dhe Pedri do të jenë gati për të luajtur në derbi, edhe nëse të jesh i disponueshëm nuk do të thotë të kesh sigurinë për të luajtur që në fillim.
Portieri brazilian Neto nuk mori pjesë në transfertën e Vigo për shkak të temperaturës, por tashmë është rikuperuar, ndaj do të jetë në dispozicion kundër Espanyolit. Dest? Ka disa shqetësime në kuadriceps dhe disa dhimbje në mes, por ish-lojtari i Ajax do të rrisë ngarkesën e punës këtë javë. Nga ana e tij, Pique është rikuperuar nga problemet në tabanin e këmbës së majtë, që e shqetësuan fort ndaj Alavés.