Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Monika Kryemadhit, duke mohuar që ai të ketë pasur si objektiv Ministrinë e Brendshme.
Duke folur në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” Bardhi tha se Monika Kryemadhi informonte këdo nga Shkodra në Sarandë që do ishte ministre e Brendshme.
Po ashtu Bardhi mohoi të ketë pasur një përballje me kryetaren e LSI-së për çështje bandash, ndërsa tha se në fushatë Monika Kryemadhi i kishte thënë se PD do të merrte vetëm dy mandate në Elbasan, prandaj duhet të punonte më shumë.
“Ishte deklarate me gënjeshtërta. Nuk kam folur kurrë për LSI-në as anglisht, as shqip. Nuk kam enë kurrë në zyrën e ambasadores amerikane, për të folur për LSI-në. Nuk kam thënë kurrë që do jem ministër i brendshëm, dhe nuk e kam pasur objektiv, të tjerë kanë qenë ata.
Sipas LSI-së ministrja e Brendshme duhet të ishte grua. Zonja kryemadhi ka qenë ajo që ende pa marrë pushtetin, kishte informuar këdo nga Shkodra në Sarandë që zonja Kryemadhi do ishte ministre e Brendshme.
Nuk ka pasur asnjë përballje me mua znj. Kryemadhi për cështje bandash, se nuk ngatërrohet Gazment Bardhi me banda. E informova për situatën se ishte drejtuese e qarkut të Elbasanit. Ka qenë vetëm gjysëm dite në qarkun e Elbasanit.
Nuk ka qenë në asnjë takim në Elbasan, në katër muaj nuk ka ardhur fare në Elbasan. E kam informuar që LSI-ja e ka shumë të vështirë të marrë mandat. Ajo më tha se i kemi të sigurt 3 mandate, i dilte se PD-ja do merrte dy, dhe se unë duhet të angazhohesha për mandatin e tretë”, tha Gazment Bardhi.