Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila e konsideroi ‘mashtrim pervers’ deklaratën e Bardhit një ditë më parë në lidhje me çështjen e koalicioneve.
“Kryesia nuk është mbledhur sepse nuk ka pasur një dakordësi nga kryetarja e LSI-së për të pasur mundësi t’i propozohej Kryesisë një listë të përbashkët. Qëndrimi konstant i LSI-së ka qenë që duhet të dilnim në dy lista, pavarësisht qëndrimit tonë për një listë. Qëndrimi krejt normal sipas vlerësimit të tyre ishte se do të maksimalizonin votat me dy lista. Tha se me ndryshimet e njëanshme të Kodit përfitonte LSI-së sepse nga 19 mandate në 2017 do të merrte më shumë se 40 mandate nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese që bëri Edi Rama. Në fakt ato ndryshime të njëanshme të Ramës ishin një dhunim flagrant. Ka një deklaratë të pakuptimtë të kryetares së LSI-së”, u shpreh Bardhi.