Kryedemokrati Lulzim Basha ka ‘shpërthyer’ ashpër ndaj Presidentit Ilir Meta.
Ai është shprehur se demokratët nuk i kanë asnjë borxh atij.
Pyetje: Zoti Basha, një pyetje. Ditën që ju shpallët trekëndëshin e Bermudës, ju hapët një front beteje me Ilir Metën, pse e sulmuat ju Ilir Metën?
Lulzim Basha: E para e punës, as unë dhe as demokratët nuk kemi asnjë borxh Ilir Metës dhe nuk ia zgjidhim dot hallet Ilir Metës. Demokratët ia njohin bëmat dhe gjëmat. E vetmja gjë që unë kam për shtuar, përveç asaj që kam thënë përpara, është që t’ju kërkoj një ndjesë të thellë, edhe si kryetar, por edhe në emër të strukturave drejtuese, që se kemi dëgjuar më mirë dhe më qartë zërin e tyre.
Pyetje: E keni kërkuar dhe në 2017-ën, kur thatë nuk do të ketë koalicion me LSI-në. Këtë herë nuk do të ketë më koalicion me LSI-në, realisht?
Lulzim Basha: Nuk kam asgjë tjetër për ti shtuar kësaj çështje, besoj se është shteruese dhe nuk kam ndërmend t’i jap askujt vëmendjen që nuk meriton, secilit i kam dhënë atë që meriton.